Marina nuse, kush e shoqëroi në mungesë të babait drejt altarit?

Ndoshta të gjithë ju bëri përshtypje se përse Marina e bëri dasmën në bregdet. Ndoshta për të qenë një vend i veçantë për një ditë të veçantë. Por një nga arsyet mund të lidhet edhe me emrin e saj që nënkupton det dhe marinar. 
Teksa detajet e dasmës si vendin dhe ftesat i mësuam kohë më parë, kureshtarë ishim se kush do ta shoqëronte Marinën drejt altarit. Marina dhe motrat e saj e kanë humbur babain kur ishin në moshë të re dhe mungesa e tij në këtë ditë të shënuar patjetër që është e pazëvendësueshme. Megjithatë një shoqërues drejt altarit duhej edhe për Marinën. Mund të jetë xhaxhai apo edhe daja por me siguri një person shumë i veçantë i zemrës së saj. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
1743 Views