Mario Balotelli bëhet përsëri baba, mësoni gjininë dhe emrin e bebit
Futbollisti italian Mario Balotelli është bërë baba për herë të dytë. Pas vajzës 4-vjeçare, Pia, ka ardhur në jetë edhe vogëlushi i quajtur Lion. Ende nuk është konfirmuar se kush është nëna e fëmijës, por media italiane ka hedhur dyshime se bëhet fjalë për Clelia, një vajzë italiane që jeton në Zvicër. Futbollisti 27-vjeçar ka bërë edhe një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku bashkëngjitur një fotoje të shkallëve që ngjiten në qiell, shkruan “Lumturi”. Super Mario është baba edhe i vajzës 4-vjeçare, Pia, me yllin e televizionit italian, Raffaella Fico.