Në shtëpinë e Redi Jupit, kuzhinën e drejtojnë fëmijët
Si mund të ishte nëse prindërit ua lënë në dorëzim kuzhinën fëmijëve? Ju mund të parashikoni një rrëmujë të madhe, por duket se në shtëpinë e Redi Jupit dhe Vivian Petrelës, nuk ndodh aspak kështu. Vivian ka postuar mbrëmë një faqen e saj private, një foto, të publikuar nga Tirana Post. Aty shihen të tre fëmijët e familjes, Parisi dhe dy vëllezërit e saj që janë duke grirë perime për darkën. Patate, karota, të prerë në kubikë të vegjël, aq përsosmërisht sa çdo amvisë do i kishte zili. Madje vajza e familjes e ka marrë shumë seriozisht. Ka vendosur edhe përparëse. Fëmijët kur luajnë luajnë, por në këtë rast po punojnë. Dhe me siguri kjo pamje i ka ngopur prindërit pa shijuar ende darkën, që duket shumë e shëndetshme. RC
ë