Marjana Kondi surprizohet nga mbesa e saj dhe nuk i mban dot lotët

Aktorja Mariana Kondi është surprizuar mbrëmjen e sotme nga mbesa e saj, të cilën e ka përmendur shumë shpesh në “Ferma VIP”.

Mes lotësh dhe puthjesh, Mariana i dha një sërë këshillash mbesës së saj. Vogëlushja ka shprehur bindjen se gjyshja e saj do të jetë fituese e këtij edicioni të parë të “Ferma VIP”.

Edhe gjatë rrëfimit në Plevicë, Mariana tha se malli e ka marrë për bashkëshortin dhe vajzën, por më shumë për mbesën.

Më mungon mbesa, për atë më merr malli shumë, por edhe për bashkëshortin dhe vajzën. Unë kam shumë shoqëri dhe jam e plotësuar nga kjo jetë. Kam një publik që më mbështet”, tha Mariana në Plevicë.

Ndërkohë që opinionisti Enkel Demi, ka shprehur vlerësimet më të larta për figurën e Marianës dhe atë se çfarë ajo ka dhënë në “Ferma VIP”.

Mendoj që ti je një artiste e jashtëzakonshme dhe kur mësova që do hyje në fermë u lumturova. Ferma nuk do ishte një spektakël kaq i njohur pa ty. Ke pasur mundësi të shpalosësh përmasat që njerëzit t’i njihnin më pak”, tha Keli./vizionplus.tv

Share With:
Translate »
29 Views