Mark Zuckerberg bekohet me vajzë për herë të dytë, ja postimi që bëri për të

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, është bërë baba për herë të dytë.​

Të hënën, themeluesi i rrjetit më të madh social në botë, dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, kanë prezantuar vajzën e tyre të dytë, August. 

Vajza e tyre e parë, Max, do t’i mbushë dy vjet më vonë këtë vit.

Zuckeberg ka publikuar një letër të hapur që i ka shkruar vajzës së tij të sapolindur.

“Fëmijëria është magjike”, ka shkruar Zuckerberg. “Fëmijë mund të jesh vetëm njëherë, prandaj mos e kalo duke u brengosur shumë për të ardhmen”, thuhet më tej në letrën e tij për të bijën.

“Për këtë na ke neve, dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar një botë më të mirë për ty dhe të gjithë fëmijët e gjeneratës tënde”, ka shkruar Zuckerberg.

Posted by Mark Zuckerberg on Monday, August 28, 2017

Share With:
Translate »
981 Views