Mark Zuckerberg përmbush një dëshirë të kahershme të së ëmës
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka përmbushur një dëshirë të kahershme të së ëmës. Ai është rikthyer në Universtetin e Harvardit pas 13 vitesh që të diplomohet.
Nëpërmjet postimit të një fotografie me prindërit në llogarinë e tij në Facebook, ai shkrujati: “Nënë, të kam thënë gjithmonë se do të rikthehesha dhe do të diplomohesha.”
Mark e braktisi shkollën në 2004 që ti përkushtohej themelimit të rrjetit social më të madh në botë. Ai e nisi gjithcka në dhomën e tij në fakultet, ku takoi edhe gruan e tij Prischila Chan.
Sot, ai dha një fjalim për studentët e universitetit, e cila u transmetua direkt në faqen e tij në Facebook dhe në atë të Harvard.