Marramendja, një nga simptomat e para të shtatzënisë?
Vonesa e ciklit menstrual, dhimbje në gjoks, lodhja janë disa nga shenjat e hershme dhe mjaft të njoftuar që paralajmërojnë për një shtatzëni të mundshme.
Por, gratë shtatzëna përjetojnë një mori simptomash tjera, duke përfshire edhe dhimbjen e kokës apo edhe marramendjen shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Për këtë, nuk është e pazakontë që gratë shtatzëna të përjetojnë marramendje në tremujorin e parë.
Kjo pasi shtatzënia bën që presioni i gjakut të bie dhe enët e gjakut të zgjerohen.
Në anën tjetër, marramendja e shoqëruar me gjakderdhje vaginale dhe dhimbje të forta të barkut mund të jetë një shenjë e shtatzënisë ektopike.
Andaj, në listën tuaj të simptomave të shtatzënisë mund të vendosni edhe marramendjen si një simptomë të mundshme të identifikimit të shtatzënisë suaj.