Video-Aksidenti në Pirre të Fierit/ Mjeti bujqësor përplaset me makinën! Disa persona të lënduar, ndër to edhe dy fëmijë

Një aksident me disa të plagosur lehtë ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Fier-Lushnjë në fshatin Pirre.

Në aksident janë përfshirë një mjet bujqësor, zetor dhe një fouristradë, të cikat kanë pësuar dëme materiale.

Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku në këtë aks rrugor ndërsa policia ndodhet në vendngjarje duke hetuar rrethanat e ngjarjes.

Në spital janë paraqitur drejtuesi i mjetit Muhamet Kapllani 55 vjeç,
Gëzime Kapllani 46 vjeç
Mirel Kapllani 12 vjeç
Muhamet Topi 58 vjeç
Dhurata Kapllani 52 vjeç
Enea Topi 11 vjeç.

Te gjithë personat ishin ne te njëjtin mjet. Në gjendje me te renduar janë Enea Topi Dhurata Kapllani Dhe Muhamet Topi.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. T., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Translate »
99 Views