Marrja e suplementit Omega -3 para dhe gjatë shtatzënisë ka këto përfitime të mahnitshme

Një nënë e shëndetshme, tenton të përgatitë rezervat e lëndëve ushqyese të trupit të saj aq sa mundet para konceptimit të shtatzënisë.

Përveç marrjes së një vitamine para lindjes, gratë duhet të marrin në konsideratë përfshirjen e një shtojce acidi yndyror omega-3 para lindjes poashtu, shkruan American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.

Një vaj i pastër, me cilësi të lartë omega-3 të peshkut duhet të përfshihet në regjimin shtesë të një gruaje para dhe gjatë shtatzënisë, si dhe gjatë ushqyerjes me gji.

Të dy acidet yndyrore të Omega -3, EPA dhe DHA janë të rëndësishme, por DHA është veçanërisht e rëndësishme gjatë gjithë shtatzënisë dhe gjatë fazave të hershme të jetës së një foshnjeje.

Këto yndyrna të Omega-3, quhen yndyrna thelbësore sepse nuk sintetizohen nga trupi dhe duhet të merren përmes dietës ose suplementit.

DHA është thelbësore për të siguruar zhvillimin optimal të trurit, syrit, imunitetit dhe sistemit nervor të fetusit.

Marrja e acideve yndyrore Omega-3 është e rëndësishme, por mos harroni se mbajtja e niveleve të mjaftueshme gjatë gjithë shtatzënisë është gjithashtu e rëndësishme.

DHA zvogëlohet gjatë gjithë shtatzënisë tek nëna pasi transferohet në mënyrë selektive në fetus.

Në tremujorin e tretë, ndodhë sasia më e madhe e zhvillimit të trurit dhe DHA transferohet me një ritëm edhe më të lartë nga nëna tek foshnja në këtë kohë.

Kjo rishpërndarje e DHA-së, është thelbësore për të siguruar zhvillimin optimal të trurit, syrit, imunitetit dhe sistemit nervor të fetusit, por mund ta lërë nënën të varfëruar dhe në rrezik për problemet që lidhen me mungesën e acideve yndyrore thelbësore, siç është depresioni pas lindjes.

Share With:
Translate »
246 Views