Martesë dhe një fëmijë në horizont? Ilnisa (nuk) habit me përgjigjen!

Në episodin më të fundit të emisionit “Djalë apo Vajzë”, e ftuar ishte moderatorja dhe nëna e njohur, Ilnisa Agolli. Gjatë intervistës, ajo foli me emocion për përvojën e saj si nënë dhe për lidhjen e veçantë me vajzën e saj, Anais.

Kur u pyet nëse e sheh veten të martuar sërish apo nëse planifikon të bëjë një tjetër fëmijë, Agolli u shpreh me vendosmëri:
“Jo, jam mirë me Anaisin. Kam gjithçka që më nevojitet sidomos në këtë moment që jam për të menduar për gjithçka në jetë përveç se një martesë”, tha ajo.

Ilnisa, e cila dikur ishte në një lidhje me Meriton Mjekiqin, foli shkurtimisht edhe për të kaluarën e saj sentimentale. Marrëdhënia e tyre përfundoi papritmas pas disa muajsh së bashku, duke shkaktuar reagime dhe pikëpyetje në opinionin publik lidhur me ndarjen e tyre.

Agolli duket e fokusuar tek roli i saj si nënë dhe nuk ka në plan ndryshime të mëdha në jetën e saj personale për momentin.

Share With:
Translate »
47 Views