Matchy-matchy në ditëlindjen e parë! Zaimina dhe Khloe nuk janë dukur kurrë më bukur

Si sot një vit më parë Zajmina Vasjari provoi ndjesinë më të bukur në botë, atë të të qenurit nënë. Ka kaluar një vit i mbushur me lumturi për të dhe partnerin e saj, Klodin dhe sigurisht që ky vit duhet kremtuar me një festë të madhe. Për 1-vjetorin e lindjes së Khloe, Zaimina ka organizuar një festë në qytetin e Durrësit me njerëzit më të afërt. Në fotot e siguruara nga ‘RevistaWho.com’, shihet se i gjithë ambienti është arreduar me ngjyrë rozë, tipike për një festë vajzash.

Gjithë arredimin Zaimina ja ka besuar ‘Ami Event’ dhe gjithçka duket e realizuar në perfeksion.

Përveç kësaj bie në sy se mami Zaimina dhe vogëlushja Khloe janë vëshur të dyja njësoj për këtë ditë të rëndësishme. Një fustan me shkëlqim në pjesën e sipërme dhe fruda tyli në ngjyrë rozë në pjesën e poshtme.

Pavarësisht se tani nuk mundet ta kuptojë, me siguri kjo festë do të jetë një nga më të bukurat për Khloen gjatë gjithë jetës së saj.

View this post on Instagram

Edhe 100 u befsh Khloe 💖

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
950 Views