Matrioshkat shndërrohen në ikonë të Rusisë, domethënia e tyre është kaq e bukur
Kukullat “matrioshka” të cilat u dizajnuan në shekullin 19-të në Rusi për zhvillimin mental të fëmijëve, u shndërruan në ikonë të shtetit.
Tetë kukulla të futura brenda njëra tjetrës të dizajnuara në vitin 1890 nga artisti rus Sergej Maljuti dhe të bëra nga artisti i gdhendjes në dru Vasily Zvjozdoçkin, emrin e tyre e morën nga emri i famshëm për femra gjatë asaj periudhe “Matrijona”.
Kukullat nga druri deri në fillimin e shekullit 20 përdoreshin nëpër shkolla për zhvillimin mental të fëmijëve, për mësimin e ngjyrave, dimensioneve dhe koncepteve familjare.
Kukullat për herë të parë u ekspozuan në vitin 1904 në një panair ndërkombëtar në Paris dhe u bënë të njohur në të gjithë botën me emrin “matrioshka”.
Matrioshka e cila më shumë simbolizon lindshmërinë e nënës, me vendosjen brenda njëra tjetrës tregon anën mbrojtëse të nënës. Pas panairit në Paris ajo kishte kërkesa nga çdo shtet i botës.
Për një kohë të shkurtër matrioshka u shndërrua në ikonë të Rusisë.
Preferohet druri i blirit
Shefja e Departamentit të Dizajnit në Intitutin e Arteve të Bukura në qytetin Sergiev Possad, Daria Baranova njofton se matrioshka për herë të parë ka filluar të prodhohet në punëtoritë e qytetit në mesin e shkullit 20.
Duke vënë në dukje se druri nga i cili do të prodhohet matrioshka duhet të zgjidhet me kujdes, Baranova bën të ditur se për këtë zakonisht zgjidhet druri i blirit. Ajo thotë se druri kalon me mjeshtëri dhe pasi të bëhet pastrimi i tij me kujdes, kalon në pjesën ku bëhet ngjyrosja dhe dizajnimi.
Elena Kalenova nga Fakulteti i Edukimit dhe Arteve nga Moska thotë se pas tharjes së produkteve nga fabrika ato radhiten dhe më pas fillon faza e pikturimit dhe vizatimit.
Duke treguar se së pari ngjyroset pjesa e fytyrës e më pas ato të fustanit dhe të detajeve, Kalenova thotë se zakonisht për këtë përdoren ngjyrat e kyqe, kaltër, kafe dhe e bardhë. Ajo thotë se në matrioshka ngjyroset me llak.
Matrioshkat gjatësia e të cilave dallon nga 1 centimetër e deri në 13 metra në bazë të ngjyrës, vizatimeve, madhësisë dhe figurave shitet nga 100 e deri në 58 mijë rubla (1.5 deri në rreth 1 mijë dollarë)