Mbajti fetusin e pajetë në bark dhe kaloi në shok septik/ Si ligji kundër abortit vrau nënën e re në Poloni!

Dorota ishte në muajin e 5-të shtatzënisë, por foshnja që mbante në bark nuk doli në dritë, për shkak të ligjeve për ndërprerjen e shtatzënisë në Poloni!

Nëna e re, e cila nuk lejohej të kryente abort megjithëse kishte një shtatzëni tepër problematike, e mbajti fetusin e pajetë derisa kaloi në shok septik, gjë që rezultoi fatale për të- duke humbur jetën.

Ajo vdiq në spitalin Podhalansky në Poloni, më 23 maj, ndërsa vendi është ngritur në këmbë pas këtij krimi të përsëritur.

Organizata që ndihmon gratë të kryejnë abort, denoncoi pas ngjarjes ndalimin e abortit dhe mjekët që i japin përparësi fetusit dhe jo nënës shtatzënë.

Ligji i rreptë i vitit 2019 në Poloni e bën pothuajse të pamundur abortin, por “është e ligjshme” që mjekët të ndërhyjnë nëse jeta e pacientit është në rrezik, gjë që nuk e bënë në rastin e Dorotës. Familja e saj ka paditur spitalin dhe mjekët për neglizhencën.

Në vjeshtën e vitit 2022 një tjetër grua, Izabela Sajbor, vdiq në rrethana të njëjta. Mjekët nuk donin të rrezikonin. Që atëherë, në Poloni, ka pasur të paktën shtatë viktima të ligjeve kundër abortit në vend.

Që nga janari 2021 , Polonia ka pasur një ndalim pothuajse total të abortit pas një vendimi të tetorit 2020 nga Gjykata Kushtetuese që nxori jashtë ligjit formën më të zakonshme të abortit të ligjshëm.

Më parë, Polonia kishte një nga ligjet më të rrepta të Europës për abortin, me ndërprerje të lejuara vetëm në tre rrethana: nëse shtatzënia kërcënonte jetën ose shëndetin e nënës, nëse rezultonte nga një akt kriminal (si përdhunimi), ose nëse fetusi ishte diagnostikuar me një defekt të rëndë të lindjes.

Share With:
Translate »
64 Views