Mbaron makthi! Ja ku u gjet vogëlushja Hana që humbi sot në Golem

Nisi si një ditë plazhi e zakonshme në Golem por u kthye në makth për familjen Mema, kur vajza e tyre e vogël, Hana, u zhduk papritur pas një momenti shkëputjeje nga motra e saj. Prindërit nisën menjëherë kërkimet, duke njoftuar pushuesit dhe duke bërë thirrje për ndihmë me numrat e kontaktit të shpërndarë publikisht në JOQ.

Vogëlushja ishte futur në det me motrën 10-vjeçare, por në momentin që ka dalë për të shkuar drejt çadrës, humbi pa gjurmë. Teksa minutat kalonin, vajza nuk dukej gjëkundi.

Pas më shumë se një ore kërkimesh të ethshme dhe lutjesh të pafundme, Hana u gjet e sigurt nga një personi cili kishte parë njoftimin në JOQ se vajza kishte humbur.

“Përshëndetje, jam Arsen Mema, babai i Hana Memës, vajzës së humbur në Golem. Dua t’ju them që vajzën e gjetëm. Dua të bëj një falënderim të pafund Zotit, Etiljon Kodrës dhe familjes së tij të mrekullueshme nga Tirana që gjeti vajzën tonë. Ju faleminderit”, është mesazhi prekës i babait, i dërguar JOQ pas ngjarjes.

Share With:
Translate »
74 Views