Mbase nuk e keni vënë re, por këto skena të kartonave kanë përmbajtje erotike
Filmat e Disney mund të bëhen për fëmijë, por shpesh, duket se prodhuesit i kishin parasysh prindërit dhe kujdestarët e tyre kur i bënin ato.
Nga Toy Story dhe Frozen deri tek Aladin dhe shumë të tjerë, filmat e Disney janë të mbushur me fjali që përmbajnë kuptime seksuale.
Kjo do të thotë se ka shumë argëtim edhe për të rriturit.
Disa nga shakatë janë vizuale dhe tronditëse deri diku, ndërsa të tjerat fshihen thellë brenda skenarit e duhet të jeni shumë vigjilent për të zbuluar.
Herkuli

Kur patkoi i kalit goditi gardianin e lumit, Nessus, në vendin ku është goditur ngrihet një gungë që kur bashkohej me vetullat e tij krijohet një formë penisi.
Ratatouille

Në momentin kur shef Linguini duhet të tregojë që ndihmësi i tij është një mi, ai thotë “Kam këtë gjënë vogël… vogël… shumë të vogël…” teksa sheh poshtë, duke nënkuptuar për organin e tij gjenital.
Sirena e vogël

Një nga vargjet e këngës klasike të Sirenës, “Under The Sea” thotë se: “E dashur është më mirë poshtë, aty ku është më e lagur”.
Frozen

Kur Ana po bisedonte me Kristof, ai e pyeti rreth të fejuarit të saj, Hans se sa të madhe e ka këmbën. Ana insistoi duke i thënë se “Madhësia nuk ka rëndësi”.
Aladini

Gjatë dasmës së Jasminës me Aladinin ndodh një tërmet dhe Xhindi u shpreh se “Mendova që Toka supozohet të mos lëvizë deri në muajin e mjaltit”.
Mulan

Kur Mushu po i shpjegon Mulan që është një dragua dhe jo hardhucë, ai i thotë: “Hej! Dragua. Dragua, jo hardhucë. Nuk bëj asgjë me gjuhën!”
Toy Story 3

Në momentin kur personazhi negativ, Lotso i heq buzët Znj. Patato që të ndalojë së foluri, Z.Potato bërtet duke i thënë: “Hej, askush nuk ia heq buzët bashkëshortes time përveç meje!”