Mbështetni dhe votoni vogëlushen shqiptare Ana Kodra në ”Junior Eurovision 2017”

Këtë të dielë, më 26 nëntor në Tbilisi të Gjeorgjisë mbahet finalja e madhe e ”Junior Eurovision 2017” (Eurovizioni për Fëmijë).

Pjesë e këtij festivali është edhe Shqipëria me përfaqësuesen e saj, Ana Kodra. 10-vjeçarja me trup të vogël por me një zë potent e cilësuar nga kritikët si Vaçe Zela e skenës shqiptare, ka rrëmbyer vëmendje me këngën e saj. Bukuroshja do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën ”Mos ma prekni pemën” ose në anglisht “Don’t touch my tree”, është vlerësuar nga kritika, si një nga këngët pretendente të këtij edicioni.

Mënyra se si ta ndihmojmë ne Anën nga Shqipëria, është e thjeshtë, përmes votimit në internet. (Linkun e gjeni më poshtë). Votimi është hapur dhe mbyllet të dielën para nisjes së natës finale. Faza e parë e votimit do të jetë e hapur deri të dielën (26 nëntor), ora 16:00.

Votimi i publikut ka 50% të pikëve që secili fëmijë konkurent do të marrë. Prandaj, mos kurseni votën për Anën pasi një talent si ajo e meriton një sukses në këtë festival.

Ky është linku ku votohet

https://vote.junioreurovision.tv/

Sqarim. Në fillim ndiqet video-ja me këngët konkuruese dhe më pak votohet. Mundësia është për të votuar 3,4,5 këngë por më e rëndësishmja është që të votohet Albania-Ana Kodra.

Karriera e Anës

Ana Kodra pjesëmarrjen e saj të parë të madhe e pati në “Tu Si Che Vales” në Vizion Plus. Ky spektakël kishte shumë konkurrentë me talente të ndryshëm dhe mosha të ndryshme. Ana, megjithëse ishte vetëm tetë vjeçe, arriti të shkonte deri në finale.

Një vit më pas, Ana u bë pjesë e “Gjeniut të Vogël” në Tv Klan aty ku u vlerësua për talentin e jashtëzakonshëm dhe shpalosi fuqinë e këngës. Përveç kësaj, ajo fitoi çmimin e dytë në Festivalin Kombëtar të Fëmijëve në Shkodër.

Ana tani është 10-vjeçe dhe ka studiuar piano gjashtë vitet e fundit. Ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombëtar për ”Junior Eurovision Song Contest” dhe do të interpretojë këngën e saj “Don’ Touch My Tree” (Mos Ma Prekni Pemën) më 26 nëntor në finalen e madhe të Eurovizionit.

Teksti

Pema ishte e nxehur
Gjethet kishin ndërruar ngjyrë
Në krahun e përdredhur
Kish pësuar një frakturë

Ooooh, një frakturë
Sa dhembje ka
Sa shumë torturë!

Sa u dëshpërova
Thashë me vete bëj çfarë di
Krahun ia fashova
Dhe ia ngjita përsëri
Dhe tani…

Sa herë rrugës kaloj
Sa herë kthehem në shtëpi
Pemën e përqafoj
E përkëdhel me dashuri
Mos ma prekni, jo!
Se unë nuk do ju lejoj, ta dini

Pemët qajnë, si fëmijët janë njëlloj
Janë njëlloj!

Pema ishte e nxehur
Gjethet kishin ndërruar ngjyrë
Në krahun e përdredhur
Kish pësuar një frakturë

Ooooh, një frakturë
Sa dhembje ka
Sa shumë torturë!

Sa u dëshpërova
Thashë me vete bëj çfarë di
Krahun ia fashova
Dhe ia ngjita përsëri
Dhe tani…

Sa herë rrugës kaloj
Sa herë kthehem në shtëpi
Pemën e përqafoj
E përkëdhel me dashuri
Mos ma prekni, jo!
Se unë nuk do ju lejoj, ta dini
Pemët qajnë, si fëmijët janë njëlloj
Janë njëlloj!
Janë njëlloj!
(La-la-la-la-la-la)

Anytime I walk by,
Anytime I go there
I hug the tree with love
I embrace it with care

Do not touch my Tree, No
Because I will not let you
The trees cry
like children, they are the same
They are the same!
Don’t touch my tree!

Share With:
Translate »
967 Views