Mbetja shtatzënë pas moshës 35-vjeçare ka këto përparësi dhe rreziqe

Për shumë vite kemi dëgjuar se gratë kanë një “orë biologjike” që dikton kur duhet të kenë fëmijë dhe kur nuk janë të gatshme për këtë. Pak kohë më parë, ishte një bisedë e “shtatzënisë me rrezik të lartë” që kishte të bënte me një grua mbi moshën 30 vjeçare e cila ishte shtatzënë.

Si rezultat i këtyre besimeve, u krye një studim për të përcaktuar ndikimin e shtatëzënisë në shëndetin e një gruaje mbi 35 vjeç.

Studimi

Studimi u krye në 830 femra në postmenopauzë, në të cilat ato testuan kujtesën verbale, aftësitë ekzekutive funksionale dhe njohjen e përgjithshme. Për secilën grua, hulumtuesit morën parasysh moshën e menstruacioneve të tyre të para, numrin e shtatzanive që kishin, moshën e tyre dhe faktorët e tjerë që lidhen me këtë.

Pjesëmarrësit që kanë mbetur shtatzënë pas moshës 35 vjeçare kishin kujtesë më të madhe verbale dhe ata që kishin periodat e tyre para moshës 13 vjeçare, kishin fuqi më të madhe njohëse globale.

Nga ana tjetër, gratë që filluan një familje midis moshës 15 dhe 24 vjeçare, treguan shëndet më të keq në funksionimin kognitiv në kohën kur arritën në moshën 40 vjeç.

Niveli i lartë i hormoneve të prodhuara gjatë shtatzënisë favorizon funksionet e trurit. Kjo do të thotë se ndryshe nga ajo që më parë besohej, shtatzënia pas moshës 35 vjeçrae ka një efekt pozitiv mbi gratë dhe shëndetin e tyre mendor.

Përveç këtyre rezultateve, nuk ka moshë të përsosur për të qenë një nënë. Çdo grua duhet të jetë në gjendje të zgjedhë kur dhe si dëshiron të jetë nënë.

Share With:
Translate »
826 Views