“Mblodhi kursimet për udhëtimin e ëndrrave”, Gjesti prekës i vogëlushes shqiptare në Itali: I dhuroj për të prekurit nga tërmeti

Kishte mbledhur me ditë, javë e muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursimet e saj për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Është kjo historia sa prekëse e frymëzuese e 7-vjecares, Semona Ndou, e cila bashkë me familjen e saj jeton në Firence

Në këto ditë të vështira për qytetarët e prekur ngë tërmeti, lajmet e trishta që vinin nga Shqipëria kanë prekur zemrën e Semonës së vogël, e cila edhe pse vetëm 7 vjece, vendos të solidarizohet me bashkëmoshatarët e saj në Atdhe. ‘Udhëtimin mund ta bëj një herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri” – janë fjalët që vogëlushja u ka drejtuar prindërve, ndërsa në dorë mbante arkën e kursimeve.

Ka qenë halla e saj, e cila e ka sjellë atë në redaksinë e News24, janë plot 70 euro, të cilat stafi i televizionit ka vendosur t’ia dërgojë një prej bashkëmoshatarëve të saj, i preku nga tërmeti i fortë i së martës së një jave më parë.

Në kavanozin ku Semona ka ruajtur kursimet e saj, ka edhe një mesazh, shkruar bukur prej saj me shkrim dore. “Për të gjithë bashkëatdhetarët e mi që u tronditën nga tërmeti, unë jap kursimet e mia për t’i ndihmuar me keqardhje nga Firence. Semona”.

Share With:
Translate »
433 Views