Mbroni dhëmbët e fëmijëve me fluor dhe silantë

Dhëmbët e fëmijëve fillojnë të zhvillohen nga mosha 2 vjeç e gjysëm deri në 3 vjeç, duke formuar plot 20 dhëmbë primarë. Parandalimi i prishjes së dhëmbëve është shumë i rëndësishëm. Metodat e fundit të profilaksisë kanë të bëjnë në aplikimin e një solucioni në trajtë xheli që quhet “Fluor”. Fluori është agjenti më efektiv për parandalimin e prishjes së dhëmbëve (kariesit). Fluori shton rezistencën e dhëmbëve ndaj kariesit, stabilizom strukturën e zmaltit dentar dhe e bën atë më pak të ndjeshëm në acide. Dhënia e fluorit duhet të bëhet në kontrollin e drejtpërdrejtë të dentistit. Marja e fluorit bëhet në dy mënyra: ajo topikale dhe sistemike. Mënyra topikale bëhet në klinikë dentare ku aplikohet fluori direkt mbi shtresën e dhëmbëve. Mënyra sistemike është ajo përmes ujit të pijshëm, qumështit dhe nënprodukteve të tij si dhe ushqimeve të tjera. Sipas studimeve, është vërtetuar se personat që marrin trajtime të rregullta me fluor kanë dhëmbë reth 40% më të shëndoshë se personat që asnjëherë nuk e kanë aplikuar fluorizimin e dhëmbëve.

Fluori aplikohet te dhëmbët e qumështit dhe ato të përhershëm në fëmijë nga mosha 3 vjeç deri në 18 vjeç në afat kohor 6 muaj të dentisti. Metoda tjetër për parandalimin e prishjes së dhëmbëve të sapodalë të përshershëm te fëmijët janë “SILANTËT”. Silantët janë një shtresë shumë e hollë plastike që aplikohet në sipërfaqet përtypëse të dhëmbëve. Silantet aplikohen nga dentisti. Aplikimi i silantëve është jo i dhimbshëm për fëmijën dhe i thjeshtë. Silanti aplikohet në trajtë likuidi, ngurtësohet duke formuar një shtresë mbrojtëse mbi sipërfaqen e dhëmbit. Fluori dhe Silantët janë agjentët më efektivë për parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Fluori mbron sipërfaqet e lëmuara të dhëmbëve, por dhëmbët e pasëm kanë nevojë për mbrojtje shtesë. Silantet mbushin të thelluarat në sipërfaqet përtypëse, duke eleminuar grumbullimin e mbeturinave ushqimore dhe bakterieve. Aplikimi i fluorit dhe silantëve kursen kohë dhe para, të cilat nevojiten për riparimin e dhëmbëve të prishur si p.sh. mbushjet, kurorat etj. Trajtoni dhëmbët e fëmijëve, mbrojini ato!

Share With:
Translate »
1335 Views