Më bukur se kaq nuk mund të bëhej, Edi e surprizon Arbanën më dhuratën më të bukur për Diellin dhe Jonin

Me postimet e fundit në ‘Instastory’, moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka treguar një nga surprizat më të bukura që partneri i saj, Eduart Grishaj i ka bërë.

Ajo ka ndarë në llogarinë e saj fillimisht një video të një kutie duke treguar se ia ka dhënë Edi. Pas dëshirës së ndjekësve se çfarë fshihej në të, Arbana e ka hapur duke zbuluar dhuratën e veçantë.

“Varsja ime e preferuar nga dizenjuesi im i preferuar”, ka shkruar Osmani krah videos së varëses ku dallohet se formohen dy emra, Jon dhe Diell.

Me siguri kjo duhet të jetë një nga dhuratat më të bukura dhe me më shumë dashuri. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Arbana dhe Edi u bënë prindër me një djalë, të cilin vendosën ta quajnë Diell./revistawho.com

Share With:
Translate »
537 Views