“Më dhe emrin nënë”, Xhoana ndan video me ish-partnerin e ndjerë

Xhoana Kurti, ish-konkurrentja e “Love Island Albania” ka ndarë për herë të parë foto me ish-partnerin e saj që ka ndërruar jetë.

Ajo ka edhe një djalë, i cili ka ardhur në jetë pasi vdiq babai i tij.

Xhoana këtë histori e ka ndarë për herë të parë në emisionin e dashurisë, por nuk e ka treguar emrin e ish-partnerit të saj.

Madje për herë të parë para disa javësh ka treguar edhe portretin e vogëlushit, pasi deri më tani ka preferuar ta mbajë sa më privat.

Ajo ka treguar edhe për marrëdhënien e saj me ish-vjehrrën, duke u shprehur që ajo ka këmbëngulur për të marrë pjesë në spektaklin e dashurisë.

Ish-partneri i saj, Ergys Dashi, është ekzekutuar në Ekuador me 20 plumba kur Xhoana ka qenë në muajt e fundit të shtatzënisë.

Xhoana në një intervistë është shprehur që nuk kishte dijeni se me çfarë punonte partneri i saj.

Share With:
Translate »
161 Views