“Më dhembi zemra! Më pa dhe s’më foli!” Adrola Dushi përlotet në intervistë teksa kujton çastet e vështira me të birin

Si një nënë tashmë beqare dhe me një karrierë jo pak të ngarkuar, Adrola Dushi ka rrëfyer shpesh vështirësitë që ka hasur me djalin e saj Troin, i cili tashmë është 6 vjeç.

Për shkak të karrierës së saj si modele, Adrolës shpesh i duhet të largohet për ditë të tëra nga i biri gjë që për të nuk është aspak e lehtë. Megjithatë, momentin më të vështirë Adrola duket se e ka hasur në ditëlindjen e fundit të Troit dhe këtë e ka rrëfyer në një intervistë në emsionin “Mirage” ku nuk kanë munguar dhe lotët.

Adrola tregon se përpara ditëlindjes së të birit, asaj i ishte dashur të largohej për dy javë dhe pavarësisht kundërshtimeve të tij, ajo nuk mund t’i shmangej impenjimeve.

“Ai u zhgënjye shumë nga hera e fundit që e lashë dhe kur po ikja, ai më tha: ‘Mami të lutem mos ik!’. Unë nuk e mora shumë seriozisht duke e menduar si herët e tjera dhe i thashë që do ikja. Ika dhe ai nuk donte të hynte në shtëpi. Ka shkuar në kopësht dhe ulëriste sepse nuk donte të hynte në shtëpi pa mamin. Mua nuk ma thanë këtë që të mos mërzitesha, ma thanë më vonë. Kur erdha për ditëlindje, më ka dhembur zemra, sepse ishin të gjithë njerëzit e Troit duke i festuar ditëlindjen dhe ai vetëm më pa dhe nuk më foli. O Zot i madh, ka qenë tmerr!”-shprehet modelja teksa lotët nuk e lejojnë që të vijojë të flasë për situatën tejet emocionale.

Sakaq, e pyetur nëse dikush ka hyrë në jetën e saj pas divorcit, Dushi shprehet se është ende në pritje të dikujt që do t’i falë qetësinë shpirtërore që ajo dëshiron.

 

Share With:
Translate »
1545 Views