Gjendet pa jetë 14-vjeçarja në Berat, dyshime e para

Një 14-vjeçare nga fshati “Syzezë” në Urë-Vajgurore Berat ka humbur jetën pasditen e djeshme.

Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Viktima E.Ç., 14-vjeçe është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e kësaj tragjeedie.

Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëheelmuar me pesticide por këto janë dyshimet e para, deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave.

Share With:



300 Views