Me djalin në krah, Ille Gjuni: Gjyshërit do ta takojnë sërish nipin!

Me djalin në krah, Ille Gjuni del nga policia e Durrësit dhe falënderon Policinë e Shtetit që i ktheu djalin shëndoshë e mirë. Ajo falënderon edhe mediat që i pati në krah të saj gjatë këtyre ditëve të vështira për të.

A do t’ia japë sërish djalin gjyshërve për ta takuar? Zonja Gjuni thotë se atë e di gjykata dhe ajo do të veprojë sipas ligjit.

“Çuni është shumë mirë në duar të sigurta. Nuk e di ku e kanë mbajtur. I kam përjetuar shumë keq këto ditë. Mediave dhe policisë shumë faleminderit. Tani po ikim në shtëpi”, tha ajo teksa largohej.

 

Share With:
Translate »
51 Views