Me ethe dhe temperaturë 40, mjeku shqiptar tregon trajtimin që shëroi 5-vjeçaren nga “gjuha luleshtrydhe”

Një vajzë 5-vjeçare paraqitet në klinikën pediatrike me një histori 3-ditore të etheve, dhimbje fyti dhe dhimbjeje me gëlltitje. Ajo nuk kishte kollë shoqëruese, rinorre ose ngjirje të zërit. Temperatura ishte 40 ° C.

Në ekzaminim, ajo u duk se ishte e sëmurë, me membrana mukoze të thata . Ajo kishte buzë të çara dhe një gjuhë të kuqe me papila të zmadhuara, pamje kjo e referuar si gjuhë luleshtrydhe. Bajamet ishin zmadhuar dhe edematoze me eksudate. Ajo nuk kishte skuqje, kongjestion te konjuktivës, ulçera orale, ose splenomegali.

Studimet laboratorike treguan një numër të përgjithshëm të leukociteve prej 14,400 qelizave me 73.0% neutrofile, 19.0% limfocite dhe 0.9% limfocite atipike. Kultura e fytit ishte pozitive për streptokokun e grupit A dhe u bë një diagnozë e faringjitit streptokoksik.

Një gjuhë luleshtrydhe mund të jetë e pranishme edhe në kushte të tjera, përfshirë sëmundjen Kawasaki.

Vajza mori trajtim me amoksicilinë orale për 10 ditë dhe u shërua plotësisht, nuk kishte përsëritje të simptomave në ndjekjen 3 dhe 6 muaj më vonë.

Nga Alket Koroshi/mjek

Share With:
Translate »
128 Views