Me fëmijë, pa fëmijë, personazhet e ekranit i sulen plazhit

Kjo fundjavë rezervoi diell dhe temperatura të ngrohta prandaj shumë qytetarë u nisën drejt bregdetit për të kaluar të shtunën e të dielën. Mes tyre edhe personazhe të njohur të ekranit si Aulona Musta, Fjodora Fjora, Blerina Bombaj, Jona Spahiu, Dojna Mema e Rudina Xhunga.

Aulona ndodhet me famljen në Vlorë, nga ku mëngjesin e sotëm postoi edhe një foto duke na i bërë zili me format trupore.

Fjodora Fjora nga ana tjetër u shfaq e veshur sportive me xhinse e kanotjere teka pozon në breg të detit.

Blerina Bombaj këtë fundjavë ndodhet në Dhërmi e në foton e fundit shfaqet e veshur me fustan teksa punon në laptop.

Jona zgjodhi që të ndante vetëm një video me të brin në breg të detit, Dojna filmoi Vlashentin teksa merrte rreze dielli dhe i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve ndërsa Rudina uroi Pashkët me një foto nga ballkoni.

  

Share With:
Translate »
187 Views