Me fëmijët në krah, gratë po flasin për abortet që kanë përjetuar. Po a ka diçka më frymëzuese se kaq?

Gratë po flasin gjithmonë e më shumë edhe për çështje të ndjeshme dhe deri vonë të konsideruara “të ndaluara” apo krejtësisht private, siç është aborti. E fundit që tregoi eksperiencat e saj të vështira është aktorja amerikane Jennifer Lawrence. Jo një, por dy aborte ka përjetuar. Sot që ka bebin e saj në krahë është disi më e lehtë të rrëfehet. Sigurisht edhe më shpresëdhënëse për të gjitha ato vajza dhe gra që sapo kanë përjetuar një abort.

Jennifer tregon sesi kur ishte 20 vjeç mbeti shtatzënë dhe donte të abortonte, por pa arritur ta bënte këtë, përjetoi abort spontan.

“Isha vetëm në ato momente dhe ndodhesha në Montreal. Vite më vonë pastaj, isha e martuar dhe mbeta shtatzënë gjatë xhirimeve të filmit ‘Don`t look up’. E humba spontanisht edhe atë”, tregon Jennifer.

Kurse në Shqipëri ishte Orinda Huta ajo që mori shumë solidaritet nga njëra anë dhe frymëzoi nga ana tjetër, për faktin se u hap me publikun – në videopodcastin me Mira Kazhanin – për çështjen e mëmësisë dhe abortin që kish përjetuar më herët.

Me fëmijët në krah, gratë po flasin për abortet që

Orinda madje tregoi detaje të momentit dhe emocioneve kur mjekja i tha: Nuk po i dëgjoj zemrën.

“Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, – i thashë: “Urdhëro”, – më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”. Ndërkohë që unë vizitat i kisha shumë të shpeshta, sepse ishte e para dhe kisha shumë merak. Dy ditë më parë kisha qenë tek ajo, sepse kisha një merak, dhe ishte çdo gjë ok”, rrëfeu Orinda.

Derisa pastaj Zoti e bekoi me Atarën, pas 5 viteve të vështira të pritjes, kur edhe shpresat po veniteshin.

Share With:
Translate »
118 Views