Me fjalët më të veçanta, kështu e uron Alban Skënderaj vajzën e tij dhe Shqipërinë për ditëlindje

Sot në shtëpinë e këngëtarit të njohur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani festohet dy herë.

 

 

Pikërisht për festën e flamurit, 28 nëntor, vajza e tyre, Ameli ka ditëlindjen dhe mbush plot 8 vjeç.

Përmes një postimi në Instagram, këngëatri bëhet nostalgjik duhe u kthyer pas në kohë në kujtime, ndërsa e ka uruar të bijën me fjalët më të ëmbla në këtë ditë kaq të veçantë për të

 

“Ishte si sot mëngjes, 28 nëntor, 2018 kur ti bëheshe 3 vjeçe dhe festonim bashkë ditëlindjen tënde dhe Festën e Flamurit! Sot ti bëhesh 8 dhe unë nostalgjik, reflektoj për kohën që si një përplasje qepallash kalon pa ndjerë dhe pa kuptuar! Uroj shumë të jetoj me vetëdije çdo sekondë, çdo minutë, çdo ditë, muaj e vit të jetës tënde duke qenë aty, dorë për dorë apo në sfond duke të parë se si rritesh, gëzon dhe përgatitesh për sfidat e jetës! Të do babi shumë!”– ka shkruar Albani.

Krahas urimit për të bijën, këngëtari ka uruar të gjithë shqiptarët në këtë ditë kaq të rëndësishme për ta që shënoi historinë e Shqipërisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Share With:
Translate »
97 Views