VIDEO/ Azemi rrëfen i përlotur dhunën fizike nga babai: Ia ka kap dorën e ka thyer…

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme konkurrenti i spektaklit televiziv, “BBVK2, Azem Gagica është rikthyer pas në kohë duke bërë një rrëfim tronditës mbi fëmijërinë e tij.

Mes lotësh ai ka treguar se nëna dhe ai dhunoheshin fizikisht nga babai i tij, i cili ia shfrynte familjes së tij nervat e luftës së Kosovës.

“Shumë e kam urryer babanë për një kohë të gjatë. Unë, fëmijët e mijë do ti lë që të shijojnë fëmijërinë nëse dëshirojnë të prekin diçka, ta prekin. Babai dhe xhaxhallarët e mi kanë dhënë shumë për Kosovën, edhe kur me u shfry, shfryju në familje te gruaja jote e fëmijët e tu, se i kam thënë me zor atij të më bëjnë. Një përqafim, jo një shuplakë, i kam thënë baba pse nuk po më përqafon një herë në jetë, a nuk më do a. Ka ardhur babai nga puna edhe është zënë me mamin, edhe ia ka kap dorën e ka thyer dhe e ka rrëzuar në tokë, unë i kam hip në shpinë i kam thënë lëshoje, sepse kam menduar që për shkak timin e ka dhunuar mamin, jam fajtor unë”, u shpreh ai.

 

 

“Një ditë pas kësaj ngjarjes, në shkollë kam qenë në klasën e dytë dhe as arsimtarët nuk e kanë ditur. Ka qenë një mur 3 metra dhe kam kërcyer nga muri poshtë por kam ra mirë, por nga frika nuk i kam treguar askujt kurrë dhe nga ai moment i kam thënë vetes je burrë dhe nuk bën të qash.”- tha konkurrenti.

“Kam pasur rastin që shkonim me shkollën diku, dhe unë nuk kam guxuar të shkoj, jam frikësuar që ti flas dajës e tezes. I thosha vetes çfarë iu kam bërë unë këtyre, a nuk më kanë familje. Prapë se prapë, ky është babai im, më ka rritur, më ka ofruar mundësitë edhe duhesh me dhënë dashuri gjithmonë. 21 vjet i kam thënë boll më nuk shkon kështu dhe nga ajo dite ka nisur që të përmirësohet gjendja. Babai e ka zemrën shumë të mirë, po ajo pjesë ka qenë…, por unë jam mësuar që të mos dorëzohem, edhe kurrë më nuk do lejoj dikë që të më marrë gëzimin. Vetëm një herë të jetë të gëzohem dhe asgjë më shumë nuk do të kisha dëshirë”, shtoi mes tjerash Gagica.

Share With:
Translate »
65 Views