Me foton e rrallë nga fëmijëria, Unikkatil bën dedikimin prekës për vëllanë e ndjerë

Reperi legjendar i muzikës shqipe, Unikkatil, ka prekur ndjekësit me një postim emocional në rrjetin social Instagram, ku ka kujtuar vëllain e tij të ndjerë, Mentor Palokaj.

Në një postim në InstaStory të publikuar së fundmi, artisti ndau një fotografi nga fëmijëria, ku shfaqet bashkë me Mentorin, gjersa i ka bërë një dedikim të ndjerë.

“Disa plagë nuk shërohen kurrë”, ka shkruar Unikkatil mbi imazhin, duke e lënë të kuptohet qartë se dhimbja për humbjen e vëllait vazhdon të jetë e pranishme.

Foto: Screenshot/Instagram

Mentor Palokaj u gjet i vdekur më 2 mars në banesën e tij në Prishtinë. Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta tronditi shumëkënd, përfshirë edhe fansat e Unikkatil, të cilët prej vitesh janë mësuar ta ndjekin artistin në çdo hap të karrierës dhe jetës personale.

Unikkatil, i njohur për natyrën e tij të rezervuar dhe për mungesën e ekspozimit publik, ka zgjedhur rrallëherë të flasë për jetën e tij personale.

Por dhimbja për vëllain duket se është më e fortë se çdo kufizim. Ky dedikim është një dëshmi e dashurisë së thellë vëllazërore dhe e një plage që, siç thotë edhe vetë ai, nuk shërohet kurrë.

Share With:
Translate »
35 Views