Me fotot e mrekullueshme nga fëmijëria, Gigi i uron ditëlindjen Anwar

Ditën e sotme, vëllai i motrave Hadid dhe partneri i Dua Lipës, Anwar-i, ka festuar 21-vjetorin e tij të lindjes.

Kjo ditë kaq speciale për të nuk kaloi pa dashurinë dhe përkujdesin po aq të veçantë të personave më të dashur.

Madje, Dua Lipa u kujdes t’i tregonte edhe njëherë botës dashurinë dhe vlerësimin e madh për partnerin, duke e uruar me fjalët më të bukura nga zemra. (Lexo këtu)

Sot nuk mund të mungonte edhe një urim po aq i ëmbël për 21-vjeçarin nga motra e tij “e preferuar”, Gigi.

Modelja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto me Anwar-in që nga fëmijëria e deri në ditët e sotme, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Ditëlindjen më të lumtur vëllait tim të ëmbël Anwar! Jam kaq krenare për ty dhe për mënyrën si i ke kaluar këto 21 vite jetë: Pasionant, kureshtar, i dashur, duke përhapur dritën e vërtetë, duke qëndruar i vërtetë me veten dhe duke qëndruar në anën e duhur të historisë. Ti meriton gjithmonë më të mirën! Mezi po pres të festojmë! Shpresoj të kalosh një ditë të bukur!”- janë fjalët e Gigi-t.

Anwar është tepër i lidhur me motrat e tij, madje edhe Dua Lipa tashmë ka një marrëdhënie perfekte me kunatat.

Tashmë që lidhja me 21-vjeçarin është bërë akoma më serioze, këngëtarja shqiptare kalon herë pas here kohë me familjen e tij.

Share With:
Translate »
521 Views