Me fotot hot nga vaska, “vogëlushi” Beckham uroi me fjalët më të bukura Nicola-n për përvjetorin e parë!

Brooklyn dhe Nicola kanë festuar ditën e djeshme përvjetorin e parë të lidhjes dhe padyshim nuk kishin si të mungonin urimet publike.

Brooklyn ndezi rrjetin duke postuar dy foto nga vaska, ku shihen duke u puthur teksa i ka shkruar edhe disa super vargje:

Gëzuar përvjetorin e parë, zemër. Jam njeriu më me fat që të kam në krah. Mezi po pres të plakem me ty dhe të krijojmë familje. Të dua shumë.

]

Brooklyn para pak muajsh zyrtarizoi me fejesë lidhjen e tij me aktoren dhe të dy kanë nisur të planifikojnë martesën dhe duket se kanë menduar gjithçka me detaje.

Por, një lajm i papritur ka ardhur pak ditë më parë nga mediat britanike që shkruajnë se ata kanë vendosur ta shtyjnë dasmën e tyre për shkak të pandemisë.

Share With:
Translate »
436 Views