“Me Ilnisën dua të bëj një bebush”/ Meritoni shpreh hapur dëshirën e tij në BBVip

Prime-i i djeshëm nisi në një mënyrë të pazakontë, me kastin e Big Brother Vip që e nisi mbrëmjen nga studio dhe jo nga shtëpia.

Në një performancë dhe koreaografi në grup që kurorëzonte 100-ditëshin e qëndrimit brenda në shtëpi, banorët për pak minuta arritën të shijojnë pak liri.

Pas performancës, disa nga banorët nuk mundën t`i mbajnë emocionet dhe u përqafuan me ish-banorët.

Ata që më shumti ranë në sy ishin Ilnisa dhe Meritoni, që nuk reshtën së puthuri e përqafuari.

Pas shfaqjes në mesnatë, Meritoni po diskutonte me Erjolën mbi vërtetësinë e aleancave në shtëpi.

Teksa moderatori i kujtoi Erjolës se marrëdhënia e saj me Julin bazohet në interesa, kjo e fundit nuk ngurroi t`i përmendte lidhjen me Ilnisën.

“Po si mundesh me krahasu marrëdhënien time me Ilnisën me atë tuajën, unë me Ilnisën hamë bukë nga njëri-tjetri, nga goja Ilnisës e ha bukën unë e nuk kam pikë problemi. Ne jemi të dashuruar, e madje duam të kemi një bebush të vogël kur të dalim jashtë,” tha Meritoni.

Share With:
Translate »
56 Views