“Më kanë bullizuar”, Albi Nako hap zemrën rreth fëmijërisë

Në ekranin e “ABC News” ka nisur dance reality show “T’ka mami yll”, ku fëmijët do të garojnë përballë njëri-tjetrit.

Njëri ndër konkurrentët, Mikele nga Vlora ka treguar se në shkollë është bullizuar nga shokët, të cilët e kanë quajtur vajzë pasi kërcen si ato.

Nisur nga historia e tij, anëtari i jurisë, Albi Nako ka rrëfyer se dhe ai është bullizuar kur ka qenë fëmijë.

“Unë vlonjat jam me origjinë dhe më kanë respektuar vërtetë meshkujt, por nuk e përjashtojë faktin që bullizimi ndodh. Edhe mua mund të më ketë ndodhur në rininë time të hershme dhe në fëmijëri, por janë gjëra që kanë kaluar”, është shprehur Albi.

Share With:
Translate »
253 Views