COVID-19 përkeqësoi gjendjen shëndetësore, 10 foshnje lindin para kohe

Pandemia COVID-19 ka vënë në rrezik edhe gratë shtatzëna, teksa në spitalin Infektiv vijon rritje numrit të shtrimeve.

Sipas të dhënave 10 nëna kanë kryer lindje të parakohshme në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore nga Covid.

Në dy maternitete në Tiranë janë 10 foshnje që po vijojnë të ndiqen nga bluzat e bardha pasi kanë lindur para kohe.

Pak ditë më parë Covid i mori jetën një 33-vjecareje në muajin e 4 të shtatzënisë e shtruar në reanimacion në Spitalin Infektiv Covid-1. Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve ngre me shqetësim mosvaksinimin e grave shtatzëna.

Ekspertët rekomandojnë vaksinimin si para edhe gjatë shtatzënisë për femrat, pasi në këtë mënyrë ulin riskun për humbjen e jetës. Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve gratë shtatzëna me simptoma të Covid kanë 70% risk për humbjen e jetës.

Share With:
Translate »
151 Views