“Më keni munguar pa fund”; Humbi të afërmit në tërmetin e dy viteve më parë, Evi Reçi prek me fjalët për ta

26 nëntor 2019, është dita që do të mbetet gjatë në memorien tonë, sidomos në të atyre që humbën njerëzit e shtrenjtë pas tërmetit shkatërrimtar. Mes 51 viktimave ishin dhe 7 persona të afërm të moderatores e këngëtares, Evi Reçi. Ajo humbi gjithë familjen e xhaxhait të saj dhe shoqen e fëmijërisë, Diena, që u gjet nën rrënoja bashkë me vajzën e saj të vogël e të ëmën.

Ditën e sotme, dy vjet pas tërmetit, Evi i ka kujtuar të gjithë të afërmit që humbi përmes një postimi në Instagram. Ajo ka postuar një foto nga fëmijëria, ajo ka shkruar disa fjalë kushtuar atyre.

“Koha ikën, ikin dhe njerëzit në mënyrë të padrejtë. Në këtë ditë mendimet e mia do të jenë përgjithmonë për Kristn, Axha Edin, Klausin, Lolën, Dienën, Esielën dhe Rozën”,shkruan Evi.

“Jeta është shumë e çmuar”, përmbyll ajo, duke dhënë kështu edhe një mesazh të fortë, për të gjithë.

Share With:
Translate »
255 Views