Sulmohet me kallashnikov autobusi me nxënës në Deçan, vritet shoferi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në regjionin e Dukagjinit pasi ka pasur gjuajte me kallashnikov në drejtim të autobusit që po shkonte në fshatin Gllogjan nga Komuna e Deçanit.

Paparaci nga burimet e veta ka mësuar se në këtë autobus si pasojë e të shtënave ka vdekur shoferi i automjetit, kurse ka edhe të plagosur.

Lidhur me këtë nga Policia kanë konfirmuar rastin për Paparacin dhe kanë thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Sot rreth orës 19:00 jemi njoftuar se është gjuajtur në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan me armë zjarri nga persona të panjohur. Dy persona kanë pësuar lëndime, nuk e dijmë se a janë lëndime të lehta apo të rënda”, kanë thënë nga Policia.

Share With:
Translate »
138 Views