Me laps e me letër, djali i Vedat Ademit e ka të qartë të ardhmen e tij

Vedat Ademi së bashku me familjen e tij vendosën të largohen nga Shqipëria për të filluar një jetë të re në Amerikë edhe pse ai ishte një nga këngëtarët më të suksesshëm në vend.


Por duket se ai nuk është i vetmi këngëtar në familjen Ademi, dikush tjetër e ka të qartë të ardhmen e tij në muzikë. Djali i tij, Jon Art e ka shkruar të zezën mbi të bardhë dhe ka kërkuar që kur të rritet të bëhet këngëtar.


“Kur të rritem dua të bëhem këngëtar, unë këndoj mirë”- ka shkruar vogëlushi në një letër që Vedati e ka publikuar në rrjetet sociale me mbishkrimin, “Këngëtari im i ardhshëm”.
Pak kohë më parë Ademi u bë sërish baba i një djali duke i dhënë Jon Artit kënaqësinë e  të pasurit një vëlla.

Share With:
Translate »
616 Views