Më në fund djali i këngëtarit flet për lajmin e ndarjes me gruan
Nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ajo e ka kthyer profilin privat, nuk japin komente kur kontaktohen nga mediat… shenja të mjaftueshme për të kuptuar se diçka mes tyre nuk po shkon mirë. Të paktën, një zënkë është e kuptueshme. Por në rastin e Korab Shaqirit, djalit të këngëtarit Ilir Shaqiri, situata duket të jetë më shumë se vetëm një zënkë.
Lajmi që një ditë më parë pushtoi mediat, është komentuar edhe gjatë ditës së sotme. Edhe pse një ditë më parë, i kontaktuar nga disa media në Kosovë, Korabi nuk deshi të jepte asnjë koment, sot, në fakt, ka bërë të kundërtën duke mohuar lajmet për një ndarje të mundshme.
Kështu, i kontaktuar nga Telegrafi, Korabi ka thënë se mes tij dhe Lulkaçela Jasharit nuk ka asnjë ndarje: “Nuk ka asgjë të vërtetë, nuk bëhet fjalë për ndarje!” – ka thënë Korabi duke dashur ta mbyllë këtë çështje.
Vetëm një ditë më parë, Shaqiri u shpreh se nuk dëshironte ta komentonte këtë lajm, duke shtuar më shumë dyshimet, por sapo lajmi u bë viral, ai ka reguar si për të mbyllur çdo hamendësim për jetën e tij private. Si është e vërteta tani?