Më në fund! Justin Bieber poston foton e parë të të birit
Këngëtari i njohur Justin Bieber po kalon periudhën më të bukur të jetës së tij, pesë muaj pasi ai dhe bashkëshortja, Hailey Bieber, u bënë prindër për herë të parë.

Së fundmi ylli me famë botërore ka ndarë një foto me djalin e tij teksa e mban në gjoks por është kujdesur që të mos tregojë fytyrën e tij para kamerave.

Mesa duket Jack i ka shoqëruar prindërit për pushimet që këta të fundit po kalojnë në Aspen.
Veç fotos me të voglin e tij, Justin ka shpërndarë për ndjekësit edhe momente të tjera nga pushimet ku tregon sesi e kalon kohën në malin me dëborë me miqtë dhe partneren.
