‘Me një batanije’, si e prezantoi Paris Hilton familjen me bebin e dytë?

Paris Hilton ka rrëfyer reagimin e familjes së saj kur i tregoi se kishte një fëmijë të dytë. Në një intervistë për “Live with Kelly and Mark” Paris tha se ajo dhe bashkëshorti Carter “befasuan” familjen me vajzën e tyre të porsalindur në Ditën e Falenderimeve.

“E surprizova të gjithë familjen. Ishte rreth orës 17:00 dhe Carter i mori të gjithë në dhomën e ndenjes. Ai tha: “Kam një surprizë”. Të gjithë ishin të emocionuar. Pastaj, hyra brenda duke mbajtur një batanije rozë me një fëmijë mbi të dhe të gjithë ishin ulur aty duke thënë: “Çfarë?!Ata nuk mund ta besonin. Është Dita më e mirë e Falenderimeve që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Jam nv Parajsë. Ndihem sikur jeta ime është kaq e plotësuar. Ndihem kaq e qetë dhe e emocionuar dhe kaq mirënjohëse për gjithçka në jetën time. Burri im, dy foshnjat e mia të vogla”, tregoi ajo.

Share With:
Translate »
68 Views