‘Më ra rafti te këmba, kur u zgjova isha poshtë gurëve, 12-vjeçari rrëfen tmerrin që përjetoi
Një vogëlush 12-vjeçar ka rrëfyer për Top Channel tmerrin e përjetuar si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm. “Më ra rafti te këmba. Nuk mbajta mend kur rashë poshtë, por kur u zgjova isha poshtë gurëve. Ishte ngatërruar batanija dhe nuk dilja. Bërtita sa bërtita dhe erdhën më nxorën”, tregon i mituri.