Nën rrënoja ende 6 persona, mes tyre tre fëmijë, ja cila është gjendja në ish-kënetë

Grupet e kërkim shpëtimit vijojnë ende punën për nxjerrjen nga rrënojat të disa personave që rezultojnë të zhdukur, në zonën e ish-kënetës, por edhe në Thumanë

Nga terreni gazetarja e Ora News, Nertila Dosti raporton se duke punuar ende janë rreth 50 punonjës, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Italia, Maqedonia dhe Greqia.

Pak minuta më parë u tha ishte gati duke u nxjerrë një trup, por me sa duket duhet ende punë, për të aritur në brendësi të godinës”, tha gazetarja.

Më tej Dosti raporton se nën rrënoja janë ende 6 persona, mes tyre tre fëmijë të mitur.

“Nën rrënoja janë 6 persona: Iliri, një person me aftësi të kufizuara, Marjeta me tre fëmijë të mitur, motra e Ramë Lalës, që fatmirësisht u shpëtua ditën e djeshme. Po vijon kërkimi, janë ndëzur prozhektorët”. 

Share With:
Translate »
403 Views