“Më rëntë pika mua”, Netët e Kleas me Kridin s’janë më aq të qeta, moderatorja ndan shqetësimin e saj

Vogëlushi i Klea Hutës dhe Elgit Dodës po rritet dita-ditës dhe tashmë kanë nisur edhe shqetësimet e para.

Pavarësisht faktit që moderatorja është një nënë super e përkushtuar, ajo s’ka mundur t’ia heqë dot mbrëmë sikletin të voglit të saj Krid.

Klea ka treguar se të dy kanë kaluar një natë të lodhshme dhe pa gjumë, pasi bebushit po i dalin kicat e parë.

E shqetësuar për eksperiencën e kaluar mbrëmë, moderatorja e ka ndarë problemin e saj me ndjekëset që kanë fëmijë dhe mund të kenë kaluar situata të ngjashme.

“Më raftë pika mua! Kemi patur një natë të gjatë mbrëmë dhe të lodhshme si për mua edhe për Krid. Dhe falë Zotit që tani po fle pak. Mbase nga stresi qumësht nuk kisha mjaftueshëm dhe si të mos mjaftonte kjo, nuk ma pranonte as qumështin formulë! Kanë filluar të na hanë dhëmbët dhe netët nuk janë më aq të qeta. Po ju si e keni patur këtë eksperiencë?”- shkruan Klea krahas fotos ku duket dora e vogëlushit që po fle.

Share With:
Translate »
481 Views