“Më shkriu zemrën” – Alketa sapo na tregoi se çfarë thotë djali i saj për të

Nuk e dimë nëse është një kërkesë e detyrave të shkollës apo një dëshirë e tij për të shkruar për mamin, por Alketa na tregoi një letër të birit të saj. Lionel, ka shkruar për mami Alketën dhe ajo nuk ka rezistuar pa e ndarë me ndjekësit e saj.

Ai shkruan si mëposhtë:

“Mami Alketa,

Ndihmuese, Shakatore, E përkushtuar

Adhuron të jetë në avion gjatë perëndimit të flaktë.

Preferon tartufin. Dëshiron të shikojë fëmijët të mësojnë.

Kënaqet duke kërcyer me këngë si “Calma”.

Dhe thotë: “Liderët janë lexues dhe dija është pushtet”.

Ajo të cilën e do e gjithë familja, veçanërisht djali i saj, Lionel. ”

Çfarë t’i thuash kësaj? A nuk është një mami me fat? /Kids’ Time

Share With:
Translate »
476 Views