Me sytë drejt ndihmave, 54-vjeçarja: Më ndihmoni për hir të vajzës së sëmurë
Vuajtjet për Feride Ismailin duket sikur nuk kanë për të përfunduar ndonjëherë.
Veç problemeve ekonomike 56-vjeçarja prej 30 vitesh kujdeset për vajzën e saj të sëmurë.
“30 vjet kam me të. Më vështirë nuk ka, do ta laj, ta shpëlaj, do ta kreh, vesh, të gjitha gjërat. Është e pavetëdijshme.”
Rezarta 30 vjeç që kur ishte 6 muajshe u sëmur. Mjekët e kanë diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor, epliepsi dhe me kalimin e kohës gjendja e saj është përkeqësuar.
E ëma tregon se ndihma që i është ofruar është në vlerën e 20 mijë lekëve. E me to blen ilaqet e nuk i mjafon për ushqim.
Ajo kërkon përkrahje të paktën për vajzën.
“Nevoj kam shumë. Të më ndihmojë sa të kem gocën, për këtë më dhimbset.”
Familja jeton në zonën e Baldushkut. Atyre ju mungojnë gjërat bazë ndaj shpresojnë se mos kush do ti ndihmojë.