Sherr teksa hanin darkë, gruaja vret në sy të djalit bashkëshortin në Itali

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Nuvolento, në provincën e Brescia-s në Itali. Një zënkë mes një çifti bashkëshortësh i kushtoi jetën Romano Fagoni-t, 59 vjeç, i cili u godit disa herë me thikë në fyt nga bashkëshortja e tij.

Raffaella Ragnoli, 3 vjet më e re se viktima, u arrestua nga autoritetet policore. Sipas asaj që shkruan TG24, në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë, i pranishëm ishte djali 15-vjeçar i çiftit. Ishte pikërisht i mituri që telefonoi shërbimet e emergjencës.

Vrasja ndodhi brenda shtëpisë së bashkëshortëve, pas një zënke, që duket se ishin të shpeshta kohët e fundit në familjen Fagoni. Sipas të dhënave të para të hetuesve, sherri shpërtheu gjatë kohës që po hanin darkë. Pikërisht në këtë moment gruaja mori një thikë dhe e goditi të shoqin në fyt.

Përveç djalit të mitur, çifti kishte edhe një vajzë të madhe, e cila nuk jetonte më me prindërit.

Share With:
Translate »
89 Views