“Më tha është rrëzuar…”/ Motra i vrau babain, flet vajza e Anesti Ramës: Pyeta mamin a është gjallë…
Ajo ka treguar se motra, autorja e krimit, e telefonoi dhe i tha se babai ishte rrëzuar në tualet por pa i dhënë detaje të tjera. ajo tregon më pas se telefonoi nënën, Valbona Rama, e cila i tha se ai kishte ndërrua jetë.
“Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë. Babai jetonte në shtëpi bashkë me motrën dhe mamin, babai punonte, edhe mami, edhe motra.”– tregoi ajo.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së 23 korrikut, ndërsa në orën 01:00 është telefonuar policia. E reja tentoi që ngjarjen makabre ta fshihte, duke deklaruar para policisë se i ati kishte ndërruar jetë aksidentalisht. Emanilda Rama, 26-vjeçarja ka deklaruar se babai ka rënë në tualet dhe vdiq. Së bashku me nënën e kanë larë dhe kanë veshur trupin e pajetë.
Edhe nëna ka përfunduar në pranga, pasi akuzohet se ka ndihmuar të bijën në fshehjen e provave të krimit, duke pastruar trupin e bashkëshortit të ndjerë, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale