“Më thanë që ta heq, por unë nuk pranova”, fëmija me veshkë e aortë të zmadhuar, thirrja prekëse e nënës

Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e sotme disa raste humanizmi për njerëzit në fatkeqësi e nevojë. Rejan Elezi është kthyer nga jashtë, pasi kishte probleme me zemrën e frymëmarrjen.

Nëna e Rejan Elezit para operacionit: Unë jam mami i Rejanit. Siç e shikoni, Rejani është sëmurë. Ju lutem të gjithë motrave dhe vëllezërve kush më shikon që të më ndihmojë për Rejanin, që ta shërojmë Rejanin. Rejani e ka kaluar 6-mujorin e tij nëpër vizita e nëpër spitale, unë ia dëgjoj dhimbjen që ka përbrenda, por nuk kam se çfarë t’i bëj. Babai i Rejanit është gati ta dhurojë zemrën për Rejanin edhe pse është invalid vetë nuk dëgjon, nuk flet. Ai është gati të japë edhe zemrën për Rejanin. Më tremb sëmundja e tij, është i vogël. Në qoftë se nuk e kryejmë operimin e tij, Rejani mund të mos shpëtojë. Sa më parë t’ia shpëtojmë këtij ëngëlli jetën.

Nëna e Rejan Elezit pas kthimit nga operacioni: Sapo u kthyem nga Italia, operacioni i djalit doli me sukses falë gjithë shqiptarëve që na ndihmuan, falë Arbër Hajdarit dhe dhe emisionit “Stop”. Faleminderit, do ju jem mirënjohëse gjithë jetën.

Një veshkë më e zmadhuar, aorta e zemrës më e zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit më i zgjeruar, ishin sinjalet që jeta e Arsi Xhedikut nuk do të ishte si e të tjerëve. Por familja vendosi të mbante engjëllin e shumëdëshiruar. Në moshën 1- vjeçare, shpretka dhe mëlçia i krijuan aq problem sa Arsi pësoi trompozë në kokë.

Nëna e Arsi Xhedikut: Muajin e 7-të u vu re që bebi im kishte diçka. Ishte ëndrra më e madhe që unë të bëhesha nënë. Kishte një veshkë më të zmadhuar. Kishte një aortë të zemrës më të zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit ishte më i zgjeruar. Më thanë që ta heq fëmijën, por unë nuk pranova. E ktheva dhimbjen në forcë dhe thoja “unë do të jetoj vetëm për këtë fëmijë”. Kërkoja vetëm ndihmë nga mjekët sepse për mua ishte vetëm Zoti dhe doktori nuk kisha njeri tjetër. Në moshën 1 vjeç, shpretka dhe mëlçia i dhanë një shqetësim aq të madh sa pësoi trompozë në kokë. Më dhanë që duhej ta operoja për këmbët. Ju lutem më ndihmoni, e kam fëmijë të vetëm, shpresa është vetëm tek ju që të bëhet diçka për këtë fëmijë.

Thirrja e së ëmës për të gjithë shqiptarët për të ndihmuar Arsin të jetojë si fëmijët e tjerë, u dëgjua dhe u mblodhën 15 mijë Dollarë. “Stop” bashkë me “Fundjavë ndryshe” kanë nisur Arsin për kurim jashtë vendit.

Momentet pas operacionit: Jam mami i Arsit. Falenderoj të gjithë shqiptarët që kontribuan për operacionin e djalit tim. Falenderoj të gjithëe stafin e “Fundjava Ndryshe” që më mundësoi që unë të marr rrugën dhe të nisem me djalin tim për operacion. Zoti jua shpërbleftë me të mira në familjet tuaja.

Ajlin Kishta, vetëm 7 vjeç vuan nga angiokeratoma e ulceruar me inflamacion kronik. Për pasojë, Ajlin nuk fle e nuk urinon dot. Kurimi i saj jashtë vendit kushton 24 mijë Euro dhe Ajlin është çuar për kurim jashtë.

Para nisjes për operacion – Ajlin Kishta: Kam shumë nishane tek trupi që më japin dhimbje. Unë kam shumë pufka nga dielli se kur rri shumë përjashta, dielli më djeg trupin dhe më jep pufka. Kur unë hyj në klasë, s’më lejojnë të hyj në klasë. Asnjeri nuk flet me mua. Ju lutem të gjithëve të më ndihmojnë që edhe unë të bëhem si fëmijët e tjerë.

Nisja për operacion, mami i Ajlin Kishta: Faleminderit të gjithë shqiptarëve që kontribuan në ikjen në Turqi të Ajlin. Faleminderit dhe “Fundjava Ndryshe” që bënë të mundur që Ajlin të niset për Turiq. Faleminderit të gjithëve. 

Share With:
Translate »
111 Views