Skandali i vdekjes së foshnjes 23 minuta pas lindjes i kushton maternitetit britanik një gjobë në shifra rekord
Një degë e Shërbimit Spitalor Kombëtar britanik, i vendosur në qendër të një hetimi është gjobitur me një shumë gjashtëshifrore për “neglizhencë” që solli vdekjen e një bebeje 23 minuta pas ardhjes së saj në jetë.
Wynter Sophia Andrews nuk kishte oksigjen kur ajo u lind në vitin 2019 ndërsa e ëma, Sarah u la për 4 ditë me dhimbjet e lindjes përpara se të kryente një ndërhyrje urgjente për lindje cezariane.
“The Independent” ekspozoi raste të tjera të neglizhencës ku dhjetëra fëmijë kishin humbur jetën për shkak të gabimeve në Nottingham University Hospitals Foundation Trust. Të premten, materniteti u gjobit me 800.000 Paund, gjoba më e madhe e vendosur ndonjëherë në paditë e gabimeve gjatë lindjes.
Gjykatësja Grace Leong u shpreh se kishin ndodhur “një katalog neglizhencash” dhe i shprehu më në detaj “gabimet që mund të shmangeshin” të cilat sollën vdekjen e Wynter dhe stres post-traumatik për prindërit e saj.
Pas vendosjes së gjobës rekord, Gary dhe Sarah Andrews thanë se dënimi nuk ishte “vetëm për Wynter, por për të gjitha foshnjat që kanë vdekur para dhe pas saj”.
Hetimi në vitin 2020 i vdekjes së foshnjes deklaroi se ishte një “rast i pastër dhe i qartë neglizhence” që solli humbjen e jetës së saj nga mungesa e oksigjenit në tru, e cila mund të shmangej. Mjeku ligjor shtoi se kjo mund të ishte shmangur nëse bebja do të kishte lindur më shpejt.
Përveç gjobës 800.000 Paund, spitali do të paguajë edhe shpenzimet ligjore prej 13.668 Paund dhe një kosto shtesë për viktimën, 181 Paund.